Zeka “plas bombën”: Kurti është duke përgatitur dorëheqjen, duan të krijojnë mini Serbi brenda Kosovës

05/05/2023 17:54

Në Top Talk me Juli Xhokaxhi, është diskutuar me analistin Milaim Zeka dhe ish ambasadorin Agim Nesho, situata në veri të Kosovës pas zgjedhjeve lokale dhe pas takimit të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Zeka është shprehur që kryeministri Albin Kurti së shpejti do të japë dorëheqjen pasi sipas tij Amerika po i bën presion që të krijohet në mini-Serbi brenda Kosovës.

“Unë ju garantoj se kurrë nuk kemi qenë më afër dorëheqjes së Kurtit. Aq sa e nuhas politikën dhe sa e njoh Albin Kurtin jemi pranë dorëheqjes së tij. Amerikanët po kërkojnë krijimin e një mini- Serbie brenda shtetit tonë. Të krijojnë republikën Serbska brenda Kosovës dhe nëse krijohet siç do Vuçiç dhe Amerika vaj medet hallit për shtetin tonë. Ish-klasa politike e Kosovës e shkatërroi ardhmërinë e shtetit të Kosovës përmes korrupsionit dhe krimit të organizuar. Siç solli Berisha Ramën në krye të shtetit shqiptar, Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj e Jakup Krasniqi sollën në krye të Kosovës një anarkist me emrin Albin Kurti. Për këtë Amerika klasës politike të kaluar mos flisni ndërsa Kurtit po i thonë do të veprosh siç të themi ne.”-tha Milaim Zeka.

Top Channel