Nesho në “Top Talk”: SHBA dhe BE po i japin një mundësi Serbisë në kurriz të Kosovës

05/05/2023 17:55

Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Agim Nesho, ka analizuar këtë të premte në “Top Talk” situatën në veri të Kosovës dhe takimin e Brukselit me kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksander Vuçiç.

Spas Neshos, Rusia po përpiqet të zgjerojë influencën e saj në Ballkan.

“Problemi që ka krijuar Rusia me pushtimin e Ukrainës ka bërë që të mos krijohet një vatër e dytë që është Ballkani Perëndimor, një vatër krize duke ditur që kemi elementë përkrahës dhe satelitë të Rusisë Vuçiçin me  Serbinë, Dodikun dhe Republikën Serbe. Duke ditur dhe influencat e tyre me partitë pro ruse që janë në Mal të Zi ose tentativat për të destabilizuar të gjithë rajonin”.

Diplomati thotë se qëllimi i Rusisë është të dëmtojnë sigurinë në rajon.

“Projekti i Rusisë është të thyejë të gjithë arkitekturën e sigurisë, sidomos vendet e NATO-s, të krijojë një destabilitet të paangazhuar të Ballkan”.

Perëndimi i ka dhënë një mundës Serbisë, por në dëm të Kosovës, argumenton ai.

“Vetë Perëndimi mendon se Serbia duhet të jetë para provës, i ka thënë që të mos rrijë në dy karrige, i ka dhënë një mundësi…  Mundësi në kurriz të Kosovës. Ata e kuptojnë si një proces historik, një proces ku në momente të caktuara është arritur një konsensus.

Kjo është kohë prove për Vuçiçin. Të gjitha këto që po bëhen tani, duke i treguar karrotën Vuçiçit i thua zgjidh rrugën. Rruga duhet të jetë një zgjidhje shumë e shpejtë”.

Top Channel