Banorët e disa prej qyteteve të Zelandës së Re shijuan shfaqjen qiellore mbrëmjen e së hënës.

Adhuruesit e Aurorave kanë ndarë në mediet sociale pamje të dritës vjollcë, portokalli dhe jeshile të cilat u dukën mbi kodrat e Christchurch, Wellington dhe Auckland.

Nivelet jashtëzakonisht të larta të aktivitetit të stuhisë diellore, nënkuptonin që Aurorat australiane mund të shiheshin shumë më larg në veri se sa shihen ato zakonisht, dhe në qytetet ku ndotja nga drita normalisht do t’i bënte ato të padukshme.

“Cunami diellor” që shkaktoi aurorat në qiellin e natës kishte arritur nivele që nuk ishin parë në Zelandën e Re që nga viti 2017, sipas një eksperti.

I njëjti fenomen natyror ka ndodhur edhe në hemisferën veriore të dielën mbrëma në Irlandë, pjesë të Mbretërisë së Bashkuar apo 30 shtete të SHBA-së.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA