Pas propozimit që mori nga Luizi, gjyshja e Kiarës nis përgatitjet: Radhën e ka dhëndri, presim sapo të dalë

25/04/2023 19:08

Ish-konkurrentja e “Big Brother VIP” së fundmi ka postuar një video në InstaStory, ku tregon se si gjyshja e përgëzon për propozimin që i ka bërë i dashuri i saj Luiz Ejlli.

Duke i treguar unazën, ajo dëgjohet duke i thënë se tashmë radhën e kanë ata për t’i bërë dhuratën dhëndrit.

“Sa e bukur moj Kiara, të rroni e ta gëzoni dhe bashkim sa më parë. Më pëlqen shumë unaza, shumë e bukur. Tani kemi për t’ia bërë dhëndrit unazën. Luizi të ka vënë ty dy unaza, ti nuk i ke vënë asnjë. Do përgatitemi tani për dhëndrin që t’ i vemë unazën dhe kur të dalë Luizi do ta presim do i vëmë unazën. Do i bëjmë ato adetet”, tha Leta, gjyshja e Kiarës.

Mes emocionesh të forta dhe lotësh gjatë “Primes” të së shtunës Kiara u suprizua në mënyrën më të bukur nga Luizi. Prej pak ditësh ai po i mbante qëndrim për të mos lënë të kuptonte asgjë për propozimin. Në fund fare konkurrentja mori një propozimin për martesë në mënyrën më të bukur.

Me një unazë madhështore banori i “Big Brother VIP” i kërkoi moderatores që të martohej me të, e sigurisht që përgjigjja që mori ishte “Po”.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA