Ish-deputeti i PD-së Myslim Murrizi, është shprehur ditën e sotme në Top Talk që Partia Demokratike nuk e ka lënë logon por ia vodhën gjykatat, PS-ja dhe Yuri Kim. 

Ai u shpreh se edhe pse Basha është kryetari i PD-së në shkresa, i ndodhet në Gjermani dhe në fletë votimi shkruhet emri i Alibeajt.

Murrizi: Partia Demokratike nuk e ka lënë logon, ia vodhën logon, PS-ja, gjykatat dhe Yuri Kim. Luli ka ikur është në Gjermani, në fletë është emri i Enkelejed Alibeaj, në gjykatë rezulton Basha kryetar ai duhet të ishte në flet votimi. Të isha unë në karrigen e Celibashit do të kërkoja kush është kryetari i kësaj bashkie. Përse në 47 bashki kur nuk ka kandidatë duhet të ketë numërues dhe anëtarë të KZAZ.

Bushati: Po pra pse pyetje e bukur. Unë e di që Alibeaj nuk është gati të nxjerrë as 5 kandidatë prej së vërteti. Po të kishte pasur arsye politike nuk do të nxirrte 17 do të nxirrte 61. Ne e dimë shumë mirë që duhet një ushtri me komisionerë e numërues po bën një teatër ku e la këtë teatër Lulzimi, kush e la Lulzimin Sali Berisha.

Top Channel