Kompjuteri i humbur i adoleshentit të vdekur zbulohet pas 30 vitesh, por përmbajtja e bën nënën të qajë

24/04/2023 10:12

Një nënë ka treguar për gëzimin e saj që përjetoi, kur zbuloi veprat e artit të djalit të saj të ndjerë, të dizajnuara me kompjuter, më shumë se 30 vjet pas vdekjes së tij.

Kur ishte pesë vjeç, artisti i ri i talentuar Richard McFarlane u diagnostikua me distrofi muskulare Duchenne, një çrregullim i degjenerimit të muskujve që kufizon jetëgjatësinë.

Kur Richard vdiq në vitin 1991, në moshën vetëm 17-vjeçare, ai la pas vepra të shumta arti në kompjuterin e tij Amiga 50,  duke përdorur Deluxe Paint.

Megjithatë, për shumë vite pas vdekjes së tij, kompjuteri i Richard-it u la në harresë në papafingo. Familja, e cila jeton në Chaddesden, Derby Angli, ishte përpjekur më parë të dhuronte kompjuterët e tyre të vjetër, por nuk i mori askush, pasi nuk kishin vlerë.

Këtë vit motra e Richard, Tamsin zbuloi se po zhvillohej një muze kompjuterë të vjetër.

Tamsin i dhuroi koleksionin e vëllait të saj Muzeut të Kompjuterëve Derby dhe krijuesi i muzeut Rob Watson arrit të merrte kopje të një prej veprave artistike të Richard nga PC-ja e vjetër.

Përpara se të hapej zyrtarisht për publikun, familja e Richardit bëri një vizite tek muzeu dhe zbuluan se një pjesë e dhomës i ishte kushtuar Richardit.

Aty ndodhej kompjuteri i Richard-it që tani funksionon plotësisht, plus një shkrim që informonte vizitorët për historinë e tij. Në këtë pjesë të dhomës, shiheshin dhe postera të video-lodrave që Richard kishte mbledhur gjatë viteve. Familja pa edhe një fotografi të veçantë, të vënë në kornizë, ku ishin disa prej vizatimeve të Richard.

“Ishte emocionuese t’i shihja sërish punimet e djalit tim, është e mrekullueshme”, u shpreh nëna e Richard.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA