Një 46-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në fshatin Vanistër të Dropullit, pasi vodhi në një banesë një sasi të konsiderueshme parash dhe bizhuteri.

Autori është A. M., 46 vjeç, banues në Berat, ndërsa sendet dhe paratë e vjedhura u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Policia vijon punën për zbardhjen e vjedhjeve të tjera të kryera nga ky person.

Dropull,Gjirokastër

Finalizohet operacioni policor i koduar “Vlera”. Vodhi në banesën e një shtetasi, para dhe sende (bizhuteri) me vlerë të konsiderueshme, kapet disa orë pas kryerjes së vjedhjes dhe arrestohet 46-vjeçari. Ky shtetas, i dënuar më parë për të njejtën veprimtari kriminale. Sekuestrohen paratë dhe sendet e vjedhura. Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, për një rast vjedhjeje të kryer në një banesë në fshatin Vanistër, Dropull, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Vlera”.

Në kuadër të këtij operacioni, u identifikua dhe u kap pak orë pas kryerjes së vjedhjes, autori i dyshuar i saj, shtetasi A. M., 46 vjeç, banues në Berat. Nga veprimet hetimore dhe operacionale dyshohet se 46-vjeçari, më datë 21.04.2023, ka vjedhur në banesën e një shtetasi, në fshatin Vanistër, Dropull, një sasi të konsiderueshme parash, 9 ora dore, 13 varëse, 9 byzylykë dhe bizhuteri të tjera. Sendet dhe paratë e vjedhura u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.  Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera të kryera nga ky shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel