Britanikët “rebelohen” kundër zhdukjes, protesta për ndërgjegjësimin e popullatës: Toka po vdes!

21/04/2023 15:05

Britanikët janë mbledhur këtë të premte në Londër për të protestuar me qëllim ndërgjegjësimin e popullatës kundër ndotjes mjedisore, që po shkakton zhdukjen e specieve të ndryshme.

Qindra qytetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile, me pankarta në duar, mblodhën për të “protestuar paqësisht” në Westminster.

Mes protestuesve kishte edhe përfaqësues nga shoqata për mbrojtjen e lumenjëve, “River Action”. Amy Slack, menaxhere e fushatave në River Action, deklaroi se po i bashkohen demonstratës së “Rebelimit ndaj Zhdukjes“për të bërë thirrje për lumenj më të pastër.

“Gjatë tre viteve të fundit ne kemi parë ujërat e zeza të derdhura në rrugët tona ujore në të gjithë vendin mbi një milion herë, ne kemi 26,000 ton fosfat që derdhen në lumenjtë tanë çdo vit nga industria bujqësore.

Është vërtet koha që ne të shohim veprime tani nga qeveria për të financuar rregullatorët që t’i vendosin ndotësit para llogarisë dhe me të vërtetë të ndërmarrim veprime për të shpëtuar lumenjtë tanë nga kjo krizë.

Ne mbështesim grupet “Rebelimit ndaj Zhdukjes” lart e poshtë vendit. Pra, ne jemi vërtet mbështetës për këtë ngjarje koalicioni që është mbledhur së bashku për të detyruar qeverinë të ndërmarrë veprime për të rivendosur natyrën tone”- tha Slack.

“Ne e duam borën”, “Bashkë me nivelin e detit ngrihemi edhe NE”, “Blah, Blah, Blah, thoni të vërtetën”, “Vepro tani!”, “Së bashku për të mbijetuar”, “Toka po qan, ndaleni vdekjen”, ishin disa nga parrullat e pankartave të protestuesve të cilët u kërkuan njerëzve të grumbullohen në trotuar për të kërkuar jo vetëm ndërgjegjësimin e shoqërisë, por edhe qeverisë të marrë masa.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA