24/11 21:11
Kylian Mbappé tregon përkushtim ndaj klubit të tij aktual, Paris Saint-Germain. Në një intervistë për kanalin France 3 la të kuptohet që edhe sezonin e ardhshëm do të jetë në gjigantët francezë.
“Hapi tjetër? Të fitoj Champions League. Ku? T e PSG. E kam luajtur tashmë një finale, disa gjysmëfinale, një çerekfinale, 1/8… Unë jam parizien dhe kam kontratë”, tha Mbappe, duke u vënë që tani kapak thashethemeve për një largim të mundshëm nga kryeqyteti francez verën e ardhshme.
Sulmuesi francez, 24 vjeç, ka rinovuar kontratën vitin e kaluar me kohëzgjatje deri në qershor 2024. Gjithashtu ka opsionin për ta rinovuar kontratën edhe një sezon tjetër.
Top Channel