Steven Gerrard është i papunë prej tetorit të vitit 2022, kohë kur u shkarkua nga klubi i Aston Villa-s për mungesë të rezultateve.
Megjithatë, ofertat në drejtim të trajnerit 42-vjeçar nuk kanë munguar, jo vetëm nga klube brenda dhe jashtë Anglisë, por edhe nga kombëtare.
Gerrard ishte shumë pranë stolit të Polonisë, rivales së Shqipërisë në kualifikueset e Euro 2024. Megjithatë, pasi mori kohën e tij, legjenda e Liverpool refuzoi dhe së fundmi zbulon edhe arsyet pse ende nuk është duke ushtruar profesionin e trajnerit.
“Mendoj se para se të rikthehesh në detyrë, të duhet kohë për të rimarrë energjitë. Durimi është i rëndësishëm në këtë pikë. Prej momentit kur u largova nga Aston Villa, kam pasur oferta të ndryshme si për të drejtuar klube, po ashtu edhe kombëtare. Por, ndjeja se nuk ishte momenti i duhur. Tani për tani, po shijoj periudhën si taksist i dy vajzave të mia dhe djalit të vogël”, u shpreh Gerrard.
Top Channel