
23/02 22:38
Kalvin Philips mund të largohet nga Manchester City pas vetëm një sezoni. Anglezi këtë kampionat ka luajtur shumë pak dhe nuk ka bërë paraqitje bindëse në sytë e Guradiolës.
Për Philips mund të ketë lëvizje në verë te një klub tjetër në Premier Legue. Futbollisti po ndiqet me kujdes nga Aston Villa, që është e gatshme të derdhë në arkat e “qytetarëve” plot 45 milionë paundë për shërbimet e mesfushorit 27-vjeçar.
Me Manchester City Philips ka luajtur në total 6 paraqitje dhe asnjëherë nuk e ka nisur si titullar. Në rast se ky transferim ndodh, për lojtarin do të jetë eksperienca e tretë në Angli, pasi ka luajtur për 8 sezone me Leeds United.
Top Channel