Chelsea i Todd Boehly u bë i pari klub në histori që shpenzoi në një sezon më shumë se 1 miliardë dollarë, pavarëisht ndalesave, që nga themelimi i Premier League.
Bilancet e prezantuara për sa i përket auditit të fondit financiar flasin për humbje të frikshme edhe në vitet që i paraprinë këtij shpërthimi në merkato.
Klubi londinez në sezonin 2021-2022 doli me 138.1 milionë euro humbje, pavarësisht se në total klubi arkëtoi në total 547 milionë euro. Në sezonin 2020-2021 blutë pësuan humbje prej 175 milionë eurosh, por kjo shifër mund të shpjegohet pjesërisht nga kriza e shkaktuar nga pandemia e koronavirus.
Për sa i përket sezonit në vazhdim, humbjet mund të jenë edhe më domethënëse duke qenë se Chelsea ka shpenzuar më shumë se 600 milionë euro në transferime, teksa ka shitur vetëm për 60 milionë euro.
Sipas The Times për të evituar ndëshkime për shkak të shkeljes së rregullave financiare klubi duhet të shesë masivisht në verën që vjen. Sipas rregullores së kampionatit anglez, humbjet vjetore të klubit nuk mund të kalojnë shumën e 120 milionë eurove për 3 vjet radhazi.
Top Channel