Te Liverpooli kanë mbetur të zhgënjyer nga Arthur Melo. Mesfushori brazilian u huazua gjatë merkatos së verës së kaluar nga Juventusi tek ekipi i Jurgen Klopp.
Por, deri tani 26-vjeçari nuk ia ka dalë të japë kontributin e tij te “The Reds”. Formë e dobët, dëmtime të shumta dhe asnjë ndeshje si titullar në Premier League.
Drejtuesit e klubit anglez kanë vendosur të mos blejnë kartonin e tij, ndërkohë që Arthur nuk bën më pjesë as në planet e bardhezinjve italianë.
Edhe pse do të rikthehet në Torino në fundin e sezonit, karriera e Arthur pritet të vijojë në Brazil, aty ku e kërkon Fluminense.
Problemi i vetëm lidhet me pagën sezonale të mesfushorit (rreth 6 milionë euro), shumë të cilën drejtuesit e klubit brazilian nuk mund t’ia premtojnë dot.
Top Channel