Drejtoresha e kabinetit në Bashkinë e Durrësit shtroi oborrin e objektit privat me makineritë dhe punonjësit e bashkisë

11/04/2023 20:40

Fiks Fare transmetoi mbrëmjen e së martës një rast sesi shpërdorohen paratë publike nga persona me funksione zyrtare, siç është drejtoresha e kabinetit në Bashkinë Durrës, znj Almira Llaçi.

Denoncimi i mbërritur pranë redaksisë së Fiks Fare ishte se ndërmarrja e rrugëve pranë Bashkisë Durrës, me mjetet dhe punonjësit e kësaj të fundit ka shtruar oborrin e një objekti privat. Objekt i cili i përket bashkëshortit të shefes së kabinetit, z. Edvin Sela.

Gjithashtu denoncimi është shoqëruar edhe me video ku duken makineritë e ndërmarrjes së rrugëve si dhe punonjësit e saj duke punuar pranë këtij objekti privat, i cili është blerë para 9 muajve nga bashkëshorti i shefes së kabinetit. Objekti ndodhet në Shkozet Durrës, kati i dytë është i vendosur një biznes dhe kati i parë dhënë me qira.

Fiksi pas këtij denoncimi u paraqit pranë objektit në fjalë duke takuar pronarin Z. Sela. Pyetjes së gazetarëve se a është e vërtet që objekti i tij ishte shtruar nga ndërmarrja e rrugëve të Bashkisë Durrës, duke përfituar nga bashkëshortja që është shefe e kabinetit, z. Sela kërkoi që të mos përmendeshin emra të tjerë.

Ai u tha gazetarëve se ka konflikt me denoncuesin pasi është zaptues, ndërsa për sa i përket mjeteve që shtruan oborrin e objektit të tij privat nuk u shpreh pasi çështja është nën hetim. “E ka prokuroria dhe unë normalisht dua që të jem në rregull edhe me shtetin, duhet prokuroria të shprehet” u thotë ai gazetarëve. Ndërkohë që pohon se e shoqja është shefe e kabinetit në Bashkinë Durrës , por mohon të ketë lidhje me këtë gjë.
Fiksi iu drejtua edhe ndërmarrjes së rrugëve, por që drejtorin nuk e gjen aty. Përgjegjësi nuk di të jap informacion pasi nuk përgjigjet për makineritë, pasi për ato përgjigjej vetëm drejtori. Ai u kërkon një numër kontakti gazetarëve që t’i njoftojë sapo drejtori të jetë në ndërrmarrje.

Por vetëm pak minuta pasi gazetarët e Fiks Fare ishin larguar nga ambjentet e ndërrmarrjes, lajmërohen me një mesazh se drejtuesi i institucionit nuk mund t’i presë. Për të marrë një përgjigje ata duhet t;i drejtoheshin Bashkisë Durrës. Fiksi iu drejtua edhe Bashkisë Durrës për rastin në fjalë, por deri më sot ende nuk kanë marrë një përgjigje.

FOTO GALERI
6/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA