Kryeministri malazez Dritan Abazoviç është vendosur në qendër të vëmendjes dhe shkak për këtë është bërë një video e shkëputur nga festa e organizuar në shtabin e Milatoviçit – figurë politike i sapozgjedhur si Presidenti i Malit të Zi.

Pamjet e bëra virale në rrjetet sociale tregojnë Abazoviç që qëndron me “dy mendje” përballë një gote vere, duke mos ditur nëse duhet të ngrerë apo jo dolli.

Sikurse duket edhe nga videoja, në shtabin e Milatoviçit në ato momente po festohej, ndërsa në prapavijë zbuloheshin shifrat e rezultateve nga raundi i dytë. Aty kishte edhe shampanjë, verë e pije tjera të ndryshme alkoolike, dhe Abazoviç në një moment zgjatet i menduar për të marrë një gotë verë, por “heq dorë” nga ideja në moment të fundit.

Megjithëse nuk dihet arsyeja se pse hoqi dorë, reagimi i tij nxiti të qeshura në rrjet ndërsa përdoruesit e medieve sociale nuk kanë hezituar “të shfrenojnë” imagjinatën duke hamendësuar ç’ndodhi.

 

Top Channel