Eksperti i gjuhës së trupit: Politikania shqiptare me zërin më seksi…

31/03/2023 11:41

Ksenofon Ilia ekspert i gjuhë së trupit dhe CEO i BLA (Instituti i Gjuhës së Trupit në Shqipëri) ka qenë i ftuar në “Wake Up” në Top Channel, ku ndër të tjera ka folur edhe për zërin i cili është një element shumë i rëndësishëm në komunikim.

Ai ka marrë si shembull edhe një politikane shqiptare pa dashur të përmendë emër, ku shprehet se ka një zë shumë seksi dhe di të luajë.

Ksenofon Ilia: Zëri një element shumë i fuqishëm, zëri i mashkullit bëhet më bas, trashet, ndërsa zëri i asaj bëhet më i hollë. Nuk dua të them emra sepse e njihni të gjithë, kemi një koketë shumë të mirë në qeveri, e cila ka një zë shumë tërheqës, shumë seksi do thosha dhe ajo di të luaj, është shumë e zonja.

Blendi Salaj: Është ministre.

Ksenofon Ilia: Aaa ju të prishni emisionin.

Blendi Salaj: Ta themi emrin, Belinda Balluku, unë kështu e kuptova. Mua më pëlqen zëri i Belindës prandaj thashë…

Ksenofon Ilia: Pra shumë femra bëhen tërheqëse ose seksi si themi në gjuhën e përditshme dhe me zërin dhe me fjalët e tyre i bëjnë si një vogëlushe që të tërheq. Disa të tjera e bëjnë me shikimet e tyre dhe me zmadhimin e tyre dhe duke i dhënë ato… Femrat i përpëlitin sytë dy herë më shumë se meshkujt.

Blendi Salaj: Dikush thotë se është edhe Elisa, po Elisa nuk është në qeveri, më shkruajnë  në këto momente.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA