Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Alfred Balla e cilëson akt terrorist sulmin e armatosur ndaj godinës së Top Channel dhe vrasjen e rojës së sigurisë.
“Ngjarje vërtet e rëndë ajo e orëve të para të mëngjesit të sotëm ku godina e televizionit kombëtar “Top Channel” është qëlluar me armë, e ku për pasojë ka humbur jetën roja i sigurisë Pal Kola.
Teksa i shpreh në emër të KLP-së ngushëllime familjes së Kola, Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Alfred Balla shpreh indinjatën ndaj këtij akti terrorist dhe kërkon nga prokuroria e kryeqytetit dhe nga ajo e posaçme ta zbardhin sa më shpejt dhe me përgjegjshmërinë më të lartë këtë ngjarje kriminale, e të dërgojnë përpara ligjit autorët”, shkruhet në reagimin e KLP-së.
Të hënën pas mesnate, rreth orës 01:00 është qëlluar me breshëri plumbash drejt godinës së Top Channel. Plumbat kanë kapur rojën e sigurisë, 60-vjeçarin Pal Kola i cili ka ndërruar jetë.
Në autostradën e Kavajës, tek vendi i quajtur “Përroi i Agait” është gjetur një mjet i djegur tip “Range Rover”, i cili dyshohet se u përket autorëve.
Top Channel