Rezarta Skifteri është një nga stilistet më me emër në Shqipëri.

Përveç punës me klientët e saj në atelie ajo prej shumë vitesh bashkëpunon me produksione të ndryshme televizive si dhe kujdeset për imazhin e shumë personazheve të njohur.

Rezarta Skifteri është edhe një artiste pamore. Ajo ka studiuar në Akademinë e Arteve në Atelienë e Tekstilit dhe Modës. Me pikturën ka një lidhje organike qysh herët. Ajo ka zgjedhur të sjellë në programin ArtKand një nga triptikët më të dashur të koleksionit të saj.

“Kjo është një punë e vetme edhe pse janë tre pjesë. Është një punë e cila vetëm në momentin që shikohet shumë afër arrihet të perceptohet. Është një punë që duket sikur është punuar shumë shpejt por është punuar shumë gjatë”, tha Rezarta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA