Qytetarët nuk stepen nga moti i vranët në Durrës, shijojnë fundjavën buzë detit

25/03/2023 11:54

E shtuna është karakterizuar nga moti i vranët në Durrës, por kjo nuk i ka stepur qytetarët që të shijojnë bregdetin.

Shëtitjet dhe një kafe a drekë buzë detit për më të rriturit dhe lojërat për fëmijët janë aktivitetet më të zakonshme të fundjavës në plazhin e Durrësit.

Kjo fundjavë e fundit e marsit e ka gjallëruar plazhin e madh, ndonëse është kthyer në një kantier ndërtimi.  Projekti i shëtitores së plazhit që kap vlerën 285 milionë lekë pritet të përfundojë në muajin qershor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA