Zjarri në Athinë, dëshmia e punonjësit të lokalit: Autorët thyen xhamin dhe hodhën diçka brenda

24/03/2023 08:24

Një lokal në lagjen Nea Zmrini të Athinës është përfshirë nga zjarri, ku 7 persona kanë mbetur të plagosur.

Një ndër të plagosurit ndodhet në gjendje kritike pasi ka marrë plagë djegie të rënda.

Sipas zjarrfikësve zjarri është vënë qëllimisht nga disa persona, të cilët thyen xhamin e lokalit dhe hodhën sende djegëse brenda. Flakët u shpërndanë me shpejtësi të madhe edhe në pjesën ballore të pallatit ku ndodhej lokali dhe u desh ndërhyrja e zjarrfikësve për t’i shuar ato dhe për të evakuuar banorët.

Një punonjës i cili ndodhej brenda lokalit në momentin kur ka shpërthyer zjarri ka treguar për mediat greke se si ndodhi incidenti.

“Isha brenda dhe po pastroja. Jam pastrues në lokal. Erdhi dikush jashtë, dëgjova që theu xhamin dhe hodhi diçka brenda. Menjëherë çdo gjë u përfshi nga flakët. U tremba dhe dola jashtë menjëherë”, është shprehur punonjësi i lokalit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA