Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2”/ Peleshi jep detaje: Kemi marrë imazhet e para

24/03/2023 11:38

Ministri i Mbrojtjes tregoi rezultatet e para të dy satelitëve, “Albania 1” dhe “Albania 2” të cilët janë lëshuar në hapësirë në muajin janar.

Në deklaratën për mediat kur tregoi planin e ri për emergjencat Civile për vlerësimin e riskut nga fatkeqësitë, Peleshi tregoi informacione edhe për satelitët shqiptarë.

Ai tha se puna ka nisur dhe Shqipëria merr çdo javë imazhe nga dy satelitët e lëshuar, të cilat përpunohen nga Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG).

Është fillimi, sapo ato janë lançuar kemi filluar të marrim imazhet e para. Në marrin çdo javë imazhe. Marrim imazh nga dy satelitët, të cilat përpunohen nga Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor ASIG. Aty kemi një staf të specializuar, që po dedikohet për përpunimin e imazherisë. Do shtohen në numër dhe trajtimi me pagë do shtohen. Kjo merr imazhet satelitore dhe i përpunon ato me gjuhën e përdorshme dhe të kuptueshme nga çdo institucion.  Bashkitë mund të përdorin imazhienrinë në një të afërme të afërt. Puna ka nisur, imazhet vijnë vazhdimisht. Është ASIG që po i përpunon ato dhe është edhe në varësi edhe të motit, por imazhet janë periodike”- tha Peleshi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA