Napoli nxjerr në merkato Zielinskin, e kërkon një tjetër klub italian

23/03/2023 15:09

Napoli po mendon të shesë në verë polakun Piotr Zielinski, i cili futet në vitin e fundit të kontratës.

Lazio është një nga klubet e interesuar për të, ndërkohë që kryesuesit e kampionatit italian i kanë hedhur dytë në Gjermani për zëvendësuesin e tij. Drejtori Giuntoli po shikon me kujdes danezin e lindur në vitin 2000, Jesper Lindstrom.

I riu luan në qendër dhe në krah të mesfushës dhe ka spikatur me Eintracht Frankfurt. Ai ka më tepër tipare sulmuese dhe këtë sezon në Bundesliga ka shënuar 7 gola e 4 asiste. Kartoni i mesfushorit vlerësohet rreth 30 milionë euro nga klubi gjerman.

Top Channel