Me tre shqiptarë titullarë/ Maqedonia e Veriut mposht Maltën

23/03/2023 22:55

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut mori fitoren e parë në kualifikueset e Euro 2024.

Skuadra ballkanase, me tre lojtarë shqiptarë në formacionin startues (Alioski, Bardhi, Musliu) e katër të tjerë në stolin e rezervave (Bejtulai, Elezi, Ethemi dhe Ademi), mposhti 2-0 Maltën në stadiumin “Toshe Proeski” në Shkup, ku fitorja u arrit në pjesën e dytë.

45 minutat e para u mbyllën pa gola, për të ardhur më pas e minuta e 66-të, kur Ejlif Elmas e dërgoi topin në rrjetë.

Vetëm gjashtë minuta më vonë, Churlinov, i shërbyer nga Enis Bardhi, realizoi golin e sigurisë.

Në minutë e 86-të, Yannick shkurtoi diferencën në 2-1, por asgjë nuk ndryshoi në minutat e mbetura, me vendësit që festuan suksesin e parë në këtë fushatë eliminatoresh.

Top Channel