100 vjet Flamurtar/ Aktivitetet për përvjetorin e klubit sportiv të Vlorës

23/03/2023 20:06

“100 vjet Flamurtar”, sot në hollin e teatrit Petro Markos është çelur një ekspozitë  fotografike për 22 disiplinat e sporteve të Flamurtarit ndër vite.

Kjo ekspozitë e zhvilluar me rastin e aktiviteteve për 100 vjetorin e Flamurtarit ka mbledhur personalitete të njohura të sportit në Vlorë.

“Një hap drejt krijimit të Muzeut Flamurtari, ky ekip meriton të ketë një muze të posaçëm për të gjithë tifozët dhe qytetin ” ka thënë drejtori i klubit shumësportësh Klevis Kaso.

Për 3 legjendat e Flamurtarit Vasil Ruci, Sokol Kushta dhe Rrapo Taho, flamurtari ka bërë historinë dhe këto materiale janë provat e qarta të lavdisë.

Ndërkohë ekspozita do të qëndrojë e hapur edhe për 4 ditë të tjera.

 

Top Channel