Sot festa e “Sulltan Novruzit” për besimtarët Bektashinj. Simbolika e kësaj dite shpjegohet me ringjallërimin e kësaj dite pranverore, lind shpresa, ringjallja për gjithë njerëzimin.

Ajo është një ditë e re, kur të gjithë shpresojnë për një të ardhme më të mirë. Teqeja e Baba Selimit ne Hambar te Cakranit si çdo vit ka pritur me qindra e mijëra besimtare. Me qindra automjete me besimtare i janë drejtuar prej orëve të para të mëngjesit të sotëm vendit te shenjte për t’ju bashkuar pelegrinazhit dhe riteve te kësaj ditë.

Përpos kësaj dite të shënuar për besimtaret Bektashinj për t’ju drejtuar teqesë së Baba Selimit në Hambar te Cakranit ne Fier, shumë prej tyre nuk kanë mundur të shkojnë në destinacion por janë kthyer mbrapsht për shkak të bllokimit të rrugëve nga fluksi i automjeteve. Për besimtaret bllokimi i mjeteve ka ardhur si pasojë e situatës se rrugëve te ngushta dhe te amortizuara.

Janë mbi 3 km rruge që të çojnë në drejtim të këtij vendi të shenjtë ne Hambar te Cakranit dhe prej vitesh nuk ka pasur investimeve në këtë rrugë megjithëse në këtë ditë ky vend i shenjtë vizitohet nga mijëra besimtare nga të gjitha rrethet e vendit.

Nevruzi” vjen nga persishtja dhe do të thotë “Dita e re”, ndërsa “Sulltan” është titulli i lartë që tregon rëndësinë e kësaj dite. Festa e Sulltan Novruzit ka mbërritur në viset shqiptare së bashku me besimin bektashian, në shekujt XV-XVI.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA