“Dhjetëra” çanta me ushqime të KFC-së u dërguan në hotelin me pesë yje ku po qëndron aktualisht presidentit kinez Xi Jinping në Moskë pas bisedimeve produktive me Vladimir Putin.
Sikurse shihet edhe nga pamjet e mëposhtme, delegacionit kinez – i cili shoqëroi udhëheqësin e vendit më të populluar në botë – nuk iu rezervua një ushqim siç mund të jemi mësuar në delegacionet e tjera, me meny specifike të gatuar nga kuzhinierët më të mirë, por ushqim i shpejt “made in USA”.
Pamjet kanë bërë xhiron e medieve botërore, ndërsa gazeta gjermane “Bild” shkruan: “A nuk kishte shije të mirë ushqimi i Putinit?”
Xi dhe Putin zhvilluan katër orë e gjysmë bisedime të hënën, më 20 mars, duke e quajtur njëri-tjetrin “mik i dashur” dhe madje duke ecur së bashku drejt makinës së presidentit kinez. Sidoqoftë, në përfundim të bisedimeve Putin u shpreh se është dakord me planin kinez të paqes në Ukrainë, por i frikësohet Perëndimit.
Bisedimet Xi-Putin u shoqëruan me një vakt me 6 pjata që përfshinte blini me thëllëzë dhe kërpudha, peshk dhe sherbet me shegë, sipas një menyje të publikuar nga një gazetar i medies shtetërore. Por gjatë qëndrimit në Moskë, Xi dhe delegacioni kinez nuk kanë rezistuar dot pa provuar pulën e skuqur amerikane.
“Dashuria kalon nga stomaku”- thotë një shprehje. Pra, a mund të shihet dieta e delegacionit kinez si një shprehje e vullnetit të mirë për të shërbyer si “urë lidhëse” mes Rusisë dhe Perëndimit?! Duke ia lënë kohës përgjigjen e kësaj pyetje, vlen të theksohet se gjatë vizitës në Moskë Xi ka shmangur hotelet më luksoze pranë Sheshit të Kuq të cilat zakonisht kanë pritur liderë botërorë, mes të cilëve edhe Obama, për të favorizuar një hotel në pronësi kineze në periferi.
Hoteli Soluxe në veri të Moskës është një kompleks i rrethuar, i mbrojtur fort që nuk lejon asnjë shëtitje. Mirëpo, ekipet e xhirimit që filmonin pak jashtë hotelit kapën të martën pasdite një korrier duke shkarkuar dhjetëra çanta KFC që u morën nga stafi kinez në hyrje.
Hoteli Soluxe krenohet me “parkun më të madh zyrtar kinez jashtë Kinës”, i kompletuar me një model të Qytetit të Ndaluar të Pekinit, faltore, pellgje dhe një pemë parash në 13 hektarët e tij. Hoteli është në pronësi indirekte nga National Petroleum Corp. I vendosur në një periferi të udhëtarëve me pak pamje aty pranë, përveç një stacioni hekurudhor mbitokësor, hoteli ofron dhoma të dizajnuara duke përdorur parimet e feng shui, me pamje panoramike të parkut dhe banjo mermeri, sipas prospektit të tij.
Sakaq, trafiku në Moskë është ndalur për dy ditë pasi policia ka bllokuar rrugët për zotin Xi, i cili do të duhej të udhëtonte rreth 10 kilometra nga periferia për të shkuar në Kremlin.
Dozens of packages from KFC were delivered to the five-star Soluxe Hotel in Moscow, where Xi Jinping was staying. pic.twitter.com/ObBP3cFteA
— Maria Drutska 🇺🇦 (@maria_drutska) March 21, 2023
Top Channel