Gazetari Sokol Bregu foli në “Top Story” rreth pozicionit të Arben Ahmetaj si ministër i Financave dhe deklaratën që bëri në lidhje me pasurinë që kishte gjatë kohës që doli në hetim.
Ai tha se këtë deklaratë ish-ministri e bëri në momentin që doli në hetim.
“Na doli dikund në intervistë dhe tha që unë nuk kam nevojë për këto hotele sepse që kur erdha ministër isha miliarder, apo këtë tha kur doli në hetim”, u shpreh Bregu.
Ndër të tjera gazetari deklaroi se një miliarder nuk mund të drejtojë Ministrinë e Financave.
“Në gjashtë muaj la detyrën dhe media hulumtoi dhe gjeti që ky ishte një djalë shumë i pasur dhe kishte vila. U detyrua pas gjashtë muajsh u tërhoq vetëm nga perceptimi popullor, se si një i pasur mund të jepte ndikim në një popull në mënyrën e tij ose me të gjitha vendimet që do të merrte në cilësinë e ministrit të Financave. Miliarder në një vend të pasur nuk mund të vihet në ministrinë e Financave. Në mënyrë të perceptimit popullor krijon sidomos tek vendet e varfra si ne”, shtoi më tej ai.
Top Channel