Nuk i jepnin ushqim dhe ujë, e moshuara ndërron jetë nga neglizhenca e punonjësve

21/03/2023 09:40

Një grua e moshuar ka vdekur 28 ditë pasi kujdestarët nuk i jepnin as ushqim as ujë, ka thënë djali i saj mes dhimbjes.

Një grua e moshuar ka vdekur 28 ditë pasi kujdestarët nuk i jepnin as ushqim as ujë, ka thënë djali i saj mes dhimbjes.

Sarene Taylor, 88 vjeç, e cila nga një spital në Uellsin e Veriut u vendos në një shtëpi kujdesi për të moshuarit. Ajo humbi jetën pasi kujdestarët nuk i jepnin për të ngrënë dhe për të pirë.

  1. Taylor, një ish-oficer i policisë rurale, tha për North Wales Live se kujdesi i saj në fund të jetës ishte çnjerëzor.

Ai tani po planifikon të raportojë rrethanat që çuan në vdekjen e nënës së tij në policinë e Uellsit të Veriut dhe Komisionerin e të moshuarve për Uellsin.

Zoti Taylor tha: Unë e kuptoj vështirësinë e kujdesej për një person që është në fundin e jetës dhe kujdestarët apo infermierët bëjnë një punë fantastike, por t’i mohosh një qenieje njerëzore ushqim dhe ujë është e turpshme dhe ne si shoqëri duhet të sigurohemi që kjo të mos ndodhë më.

Familja falënderon të gjithë njerësit për mesazhet e tyre dashamirëse dhe mbështetjen gjatë këtyre javëve të fundit.

Zoti Taylor tha se nëna e tij kishte pësuar një goditje në tru dhe ishte në një spital të Uellsit të Veriut rreth katër javë më parë. Mjekët i thanë se nuk mund të bënin asnjë gjë më shumë përveç se të kujdeseshin për të deri në fund, por personat që kujdeseshin për të nuk i jepnin as ushqim dhe as ujë duke ia bërë vdekjen edhe më të vështirë.

Në një video emocionale të publikuar vetëm disa ditë para se të vdiste nëna e tij, Taylor e përshkroi situatën në të cilën ishte vendosur familja e tij si “të tmerrshme”.

Sipas Taylor nëna e tij ishte e shtrirë gjithë kohës në një shtrat në shtëpinë e kujdesit dhe infermierët apo kujdestarët shkonin vetëm një herë në ditë për ta parë. Ajo humbi jetën e saj nga dehidratimi dhe nga kequshqyerja.

Andrea Hughes, Drejtor i Infermierisë për Komunitetin e Shëndetit të Integruar tha: Ne ofrojmë ngushëllimet tona të sinqerta për familjen e zonjës Taylor për humbjen e tyre. Ne nuk mund të komentojmë rastet individuale në asnjë detaj, ne ishim në kontakt të përditshëm me zotin Taylor për kujdesin e nënës së tij dhe po hetojmë shqetësimet që ai ka ngritur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA