Të hënën kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin e vizituan në zyrë ambasadorët e akredituar në Kosovë.
Ata i shkuan Kurtit me kërkesë specifike, bashkëpunim në themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Kemi një kërkesë të qëndrueshme ndaj kryeministrit që të punojë me ne për të përmbushur detyrimet që ka marrë Kosova, për të zbatuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe që është pjesë e gjithë këtij procesi, dhe sot me kryeministrin të gjithë biseduam me të për rëndësinë për të cilën ai u pajtua për të çuar përpara zbatimin si të marrëveshjes bazë, të gjithë elementëve të saj, ashtu edhe të aneksit të zbatimit”, tha Jeffrey Hovenier, ambasador i SHBA-së, Kosovë.
Vetë Kurti të hënën se tha asnjë fjalë për dakordimin në Ohër, por opozita i kërkoi raportim të enjten në Kuvend. Ata cilësuan se dakordimi i arritur të shtunën rrezikon Kosovën.
Në anën tjetër, partia në pushtet përkrahë Kurtin në marrëveshjen e arritur.
Kosova dhe Serbia më 18 mars në Ohër u dakorduan për Marrëveshjen dhe planin e zbatimit për normalizim të marrëdhënieve mes palëve. Palët u zotuan që menjëherë të nisin procedurat e zbatimit të pikës 7 për vetmenaxhimin e komunitetit serb në Kosovë dhe deklaratës së përbashkët për të pagjeturit.
Top Channel