Fitorja 2-1 e Barcelona-s kundër Real Madridit në “El Clasico” la pas qindra imazhe dhe momente për t’u mbajtur mend.
Disa prej tyre ishin të papritura, si për shembull prania Pierre-Emerick Aubameyang, që u pa të festonte triumfin e Barçës brenda dhomës së zhveshjes së katalanasve.
Gabonezi u largua nga Barcelona verën e kaluar për t’u bashkuar me Chelsea-n vetëm gjashtë muaj pasi ishte bashkuar me katalansit vitin e kaluar, ku la një shije të mirë mes tifozëve dhe kolegëve. Dashurinë që sulmuesi ka për skuadrën e Barçës e ka treguar edhe mbrëmjen e kësaj të diele, ndërsa u shfaq duke festuar me ekipin e Xavi-t.
Ferran Torres ishte përgjegjës për bërjen publik të pranisë së sulmuesit të Chelsea-t në dhomat e zhveshjes së Barçës, ndërsa postoi një foto në “Instagram”, ku gabonezi dukej i buzëqeshur dhe i lumtur për suksesin e ish-skuadrës së tij.
Top Channel