Gabriel Escobar i dërguari special i qeverisë amerikane për Ballkanin duke folur për takimin e Ohrit dhe atë që u prodhua thotë se “është e panevojshme të fokusohemi tek mospasja një marrëveshje me firma.
“Shtetet e Bashkuara janë të gëzuara për këtë marrëveshje e cila është legale dhe e obliguar për zbatim nga të gjitha palët. Samiti, i Ohrit ishte i suksesshëm. Të nisë zbatimi nga të dyja palët. Kosova duhet të nisë draftimin e asociacioneve.
Ka shumë punë për tu bërë. Dialogu me BE do të vazhdojë. Zbatimi duhet të fillojë menjëherë. Shpresojmë të nisë sa më parë. Për Kosovën me e rëndësishme është integrimi euro atlantik. Do të ecim përpara duke gjetur rrugë në zbatimin e marrëveshjes. Su shpreh Escobar.erbia duhet të zbatojë elementët kyç në aneks. Do të punojë ngushtësisht me kolegët evropianë”,
Rrugëtimi europian i dy vendeve, theksoi Gabriel Escobar është garancia për ta çuar përpara marrëveshjen.
Top Channel