Festimet kanë nisur në Elbasan për Natën e Verës.
Qytetarët kanë shijuar spektaklin e fishekzjarreve.
Në qytetin e traditës, në Elbasan festohet masivisht. Rrugë parqe, lulishte janë të mbushura me aktivitete të organizuara nga Bashkia e Elbasanit. Por mbi të gjitha ata mësojnë traditën e qytetit të tyre për ta përçuar atë brez pas brezoi.
14 Marsi sjell me mijëra vizitorë në Elbasan për të ndjekur, jo vetëm me dhjetëra aktivitete, por edhe për të festuar ashtu sikurse e do tradita.
Festivali i Ballakumes, risi e këtij viti, do të zhvillohet në qendër të qytetit ku do të keni mundësi të provoni ballokumet e shijshme të zonjave elbasanase Ndërkohë ky është panairi i zejeve, i cili sjell traditën e çdo zone.
Top Channel