
64-vjeçarja qe kishte humbur kontaktet dje ne mbrëmje është gjetur këtë mëngjes.
Sipas policisë, 64-vjeçarja është gjetur tek Vendi i quajtur “Gropat e Pirit” në gadishullin e Karaburunit, një zonë midis Llogorasë dhe Karaburunit. Ajo është në gjendje të mirë shëndetësore.
Njoftimi policisë:
Vlorë/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për shtetasen D. E., 64 vjeçe, e cila kishte humbur orientimin, për shkak të mjegullës, dhe ishte shkeputur nga pjesa tjetër e grupit të guidës turistike, ju informojmë se:
Sot, rreth orës 09:30, pas shumë orësh kërkime nga grupi i përbashkët i kërkimit të Delta Forcë dhe shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum, u bë i mundur lokalizimi dhe gjetja e shtetases D. E., në vendin e quajtur “Gropat e Epirit”, në Karaburun.
Shtetasja D. E. është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po shoqërohet nga grupi i Policisë, në Stacioni e Policisë Orikum, për t’iu bashkuar familjarëve të saj.
Top Channel