Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në orët e para të ditës së sotme në banesën e drejtuesit të Partisë Demokratike, në Ungrej në Bashkinë e Lezhës, Preng Pjetri.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 2 duke shkaktuar dëme të mëdha në banesë. Në momentin e shpërthimit në banesë ndodheshin kryefamiljari Pjetrit së bashku me bashkëshorten dhe nënën e moshuar që fatmirsisht nuk kanë marrë lëndime.
Ata kanë njoftuar policinë që nisi menjëherë hetimet. Në polici Preng Pjetri vetë ka deklaruar para uniformave blu se nuk ka asnjë konflikt dhe nuk ka asnjë dijeni për motivet duke kërkuar zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi policisë:
Lezhë / Informacion paraprak
Rreth orës 02:00, në fshatin Ungrej, në verandën e banesës së shtetasit P. P. 57 vjeç, ka shpërthyer lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Shërbimet e Policisë po ushtrojnë kontrolle në terren dhe në ambiente të dyshuara, për gjetjen dhe arrestimin e autorit/ve.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/re.
Top Channel