PSG është në rrugën e duhur për të fituar titullin e radhës në kampionat, megjithatë pengu i parizienëve mbetet triumfi në Europë.
Edhe këtë sezon, francezët dështuan keqazi teksa u eliminuan nga Bayern Munich në raundin e 1/8-tave në Champions League.
Gjithsesi, presidenti Nasser Al-Khelaifi nuk ka ndërmend të heqë dorë pa e arritur objektivin e tij dhe për këtë është i gatshëm të shpenzojë sërish shuma marramendëse në merkato. Tashmë, objektivi i madh i PSG për të tentuar Champions League sezonin e ardhshëm është Erling Haaland.
Parizienët synojnë t’ia rrëmbejnë gjigandin norvegjez Manchester City duke ofruar plot 175 milionë paund. Nga PSG priten që këtë verë të largohen Neymar dhe Messi, pikërisht për t’i bërë vend bomberit të Cityt teksa në Paris ëndërrojnë dyshen Mbappe-Haaland.
22-vjeçari është një objektiv edhe i Real Madrid, megjithatë PSG kërkon t’i paraprijë madrilenëve dhe të sigurojë sulmuesin norvegjez që në këtë sezon është konfirmuar një makineri golash duke qenë se ka realizuar 33 të tillë në 34 paraqitje në total me fanellën e anglezëve./ SuperSport
Top Channel