“Kam frikë mos më harron”/ Askush nuk e kishte vënë re, Olta përlotet çdo natë kur shtrihet

11/03/2023 17:38

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes.

Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Ditën e sotme në një bashkëbisedim mes Oltës, Kiarës dhe vajzave të tjera, Kiara i ka thënë Oltës se e ka dëgjuar natën duke qarë.

Olta e ka pranuar këtë gjë dhe është shprehur se përlotet çdo natë për shkak se i mungon djali i saj dhe nuk mundet dot më të vazhdojë të qëndrojë larg tij.

Ndër të tjera Olta është shprehur edhe se ka frikë ta takojë të birin pasi mendon se ai mund ta ketë harruar.

Ka qenë Kiara ajo që i ka qëndruar pranë në këtë moment të vështirë për të, duke i thënë se një gjë e tillë nuk ndodh dhe se çdo gjë do të jetë si më parë pasi të dalë, po për momentin Kiara i ka këshilluar asaj të shijojë lojën.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA