Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premte në Sanxhak të Kurbinit, si pasojë e një lënde plasëse të vendosur në banesën e Skënder Likës.
Si pasojë e shpërthimit ka patur dëme të konsiderueshme në vilen 3-katëshe si edhe në banesat për rreth saj.
Nga pamjet duket se është vendosur një sasi e konsiderueshme lënde plasëse duke shkaktuar dëme të shumta dhe tek banesat dhe bizneset rreth saj. Të frikësuar për këtë ngjarje fqinjët tregojnë për dëmet e shkaktuara nga ky shpërthim.
Dyshimet paraprake e lidhin këtë shpërthim me vrasjen e Pilot Rolit të ndodhur në dhjetor të 2021 ku si autor i dyshuar është Llej Lika djali i Skënder Likës. Ai u arrestua pak dit pas ngjarjes së bashku me babin e tij dhe një mik të familjes. Skënder Lika u lirua disa muaj më vonë pasi i biri pranoi fajin dhe nuk kishte prova të mjaftueshme për implikimin e tij në këtë ngjarje.
Top Channel