Anëtarët e Aleancës së Atlantikut të Veriut i kanë ofruar Ukrainës mbi 133 miliardë paund ndihmë që nga lufta me Rusinë që shpërtheu një vit më parë.
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se kjo përfshin rreth 57 miliardë paund vetëm në ndihmë ushtarake.
Stoltenberg theksoi sot nevojën që aleatët të rrisin prodhimin e municioneve, në një përpjekje për të rimbushur rezervat e varfëruara nga kjo ndihmë.
“Aleatët e NATO-s kanë nënshkruar kontrata… me industrinë e mbrojtjes për të rritur prodhimin duke pasur parasysh sinjalet e kërkesës afatgjatë, dhe disa aleatë të NATO-s gjithashtu kanë hyrë në projekte të përbashkëta ose prokurime të llojeve të ndryshme të municioneve, por edhe magazinimin e municioneve”, tha ai.
Stoltenberg paralajmëroi se Bakhmut mund të bjerë “në ditët në vijim”, pavarësisht se forcat ruse pësuan humbje të mëdha.
“Ata kanë pësuar humbje të mëdha, por në të njëjtën kohë, nuk mund të përjashtojmë që Bakhmut të bjerë përfundimisht në ditët në vijim”.
Top Channel