LIVE/ Teherani godet sërish Kuvajtin, vritet zëdhënësi i Gardës Revolucionare Islamike, Britania lejon SHBA-në të përdorë bazat e saj, Trump sulmon NATO-n: Frikacakë! 20/03 22:57
Valentina Habibaj sot nuk feston me shoqet. Kapitenia e anijes nisi punën me kontrollin e përgjithshëm të mjetit të lundrimit, ndezi motorin dhe ngriti spirancën.
E dashuruar me detin, 52-vjeçarja e bën këtë punë prej vitesh.
Det i qetë apo me dallgë nuk është problem për Valentinën. Ajo tregon se kur mori për herë të parë timonin e anijes në duar theu dhe tabutë në këtë lloj profesioni,duke u bwrw e para grua kapitene anijeje në qytetin bregdetar.
Kapitenia ka dy fëmijë të cilët ndjekin pasionin e nënës së tyre. Gratë duhet të besojnë në forcën e tyre,ta duan atë që bëjnë dhe patjetër që do t’ia dalin është mesazhi i Valentinës kapitenes vlonjate për të gjitha gratë dhe vajzat në këtë 8 mars.
Top Channel