Dita Ndërkombëtare e Gruas/ Në Tiranë rivendoset instalacioni “Këpucët e kuqe”, simbolizojnë gratë e vrara në Shqipëri

08/03/2023 12:15

Dita Ndërkombëtare e Gruas po festohet dhe protestohet në Tiranë.

Në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë është vendosur instalacioni “Këpucët e kuqe”.

Ndryshe nga viti i kaluar, këtë vit ato janë vendosur në formë rrethore dhe të fiksuara, gjë që tregon se nuk do të qëndrojnë vetëm për një ditë aty.

Këpucët e kuqe tregojnë gratë të cilat janë vrarë nga bashkëshortët apo edhe familja e tyre.

Kjo mënyrë të protestuari e ka origjinën më 20 gusht 2009, kur arkitektja dhe artistja meksikane, Elina Chauvet, realizoi një instalacion në kujtim të qindra mijëra vajzave të reja që u zhdukën, u torturuan dhe më pas u vranë në Juárez, kufiri mes Meksikës dhe Amerikës, gjatë viteve 1990 dhe 2000.

Vrasja e grave është një prej plagëve më të mëdha të shoqërisë shqiptare prej vitesh tashmë.

Masakra më e fundit ndodhi para pak javësh, ku 40-vjeçari Dan Hutra, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes në vitin 2007 ekzekutoi tri gra dhe plagosi tre të tjera brenda pak minutash në Kamëz.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA