Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u transmetua një intervistë ekskluzive e ambasadores së ShBA në Shqipëri, Yuri Kim dhe mësueses së saj kujdestare znj McGuire.
Të njohura gati 40 vite më parë, kur znj.Kim ishte vetëm 13 vjeç dhe ndiqte studimet në ishullin Guam, mësuesja e saj e 9 vjeçares e kujton atë periudhe kështu:
Znj. McGuire: Ishte në klasën time dhe ulej diku në mes. Dhe ishte nxënëse e shkëlqyer. Gjithmonë bënte pyetje, por jo thjesht për të bërë pyetje. Ishte e interesuar për përgjigjet dhe ishte e interesuar nëse kisha një sugjerim për diçka.
E pyetur nga Bieta, znj Kim pohoi se aso kohe as që i kishte shkuar në mendje të behej diplomate, pasi më shumë njihte murgesha dhe mësuese.
Ambasadorja Kim: Doja të bëhesha murgeshë. Doja të bëhesha mësuese. Pastaj doja të bëhesha avokate. Pastaj studiuese. Dhe në fakt nuk e kisha menduar kurrë se do të bëhesha diplomate sepse nuk njihja asnjë diplomat kur isha duke u rritur. Por njihja shumë murgesha dhe mësuese.
Edhe pas përfundimit të shkollës, Znj Kim dhe znj Mcgurie vazhduan të ruanin kontaktet, dhe për ketë ju erdhën në ndihmë letrat
Ambasadorja Kim: Nga, e dini, këto janë letra që fillojnë në, mendoj, çfarë është kjo, 1987, kur ajo u zhvendos në East Grand Forks, Minesota. Dhe kështu do t’i shkruanim njëra-tjetrës. Shikoje këtë letër të bukur.
Bieta Sulo: Po. Është shumë e bukur. Po.
Ambasadorja Kim: Dhe ajo më tregonte të rejat. Ajo më tregonte për motin. Ajo më tregonte, e di, për karriget që ishin dëmtuar. Duhet ta lexosh këtë. Në fakt, po e tregoj. Karriget që u dëmtuan gjatë lëvizjes nga Guami në, në Minesota. Dhe më vonë, kur lindi fëmijën e saj të parë, ajo më dërgoi një letër duke më thënë se fëmija kishte lindur. Dhe më pas ajo më dërgoi të gjitha këto fotografi të vajzës së saj, Xhinit të vogël.
Ambasadorja tha se i ka shfrytëzuar këto ditë për t’i treguar mësueses së saj kujdestare disa copëza të Shqipërisë.
Ishim në Krujë, Apolloni, Vlorë dhe pastaj sigurisht këtu, në Korçë, Voskopojë. Nesër do të vizitojmë disa fshatra të tjera rrugës kur të kthehemi për në Tiranë. Por ka qenë një udhëtim i mbushur plot dhe po thoshim që nuk mund ta kishim imagjinuar ndonjëherë, kur unë isha nxënëse dhe ajo mësuese në Guam, që pas kaq shumë vitesh, thuajse 40 vjet më vonë, do të takoheshim në Shqipëri
Në fund të intervistës ambasadorja dhe znj Mcgurie dhanë një mesazh për të gjithë mësuesit, duke theksuar sesa i rëndësishëm është roli i tyre për te ndikuar pozitivisht ne jetën e nxënësve, njëjtë siç ka ndodhur me ato te dyja.
Znj. McGuire: Kuptoni se sa të rëndësishëm jeni dhe duajini nxënësit tuaj dhe kështu, entuziazmi juaj do të kalojë tek ata. Mësuesit kanë një vend kaq të mrekullueshëm dhe është një punë kaq e rëndësishme.
Kim Siç tha Znj. McGuire, shpresoj që mësuesit të mos e harrojnë kurrë pushteti që kanë për të ndryshuar jetën e dikujt, për të ndikuar jetën e dikujt në mënyrë kaq pozitive. Kjo mund të bëjë një dallim të madh ashtu si Znj. McGuire bëri një dallim shumë të madh në jetën time. Nuk e di nëse do të isha këtu sot nëse nuk do kisha takuar një mësuese si Znj. McGuire, e cila më bëri të ndihesha se mund t’ia dilja.
Top Channel