Foto ilustruese

Një punonjës i një qendre tregtare në Tiranë ka ndërruar jetë pas aksidentit në punë.

Sipas informacioneve, punonjësi Ledjan Dervishi, 32 vjeç është dëmtuar aksidentalisht nga një mjet pune i quajtur pirun që drejtohej nga Eduart Dauti, 61 vjeç.

I plagosuri është dërguar në Spitalin e Traumës dhe pas disa orësh ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra.

Mësohet se 32-vjeçari ka rënë në tokë dhe kolegu e ka shtypur me mjetin, pasi nuk e ka parë.

61-vjeçari është shoqëruar në komisariat për kryerjen e veprimeve procedurale.

Tiranë/Informacion paraprak

Paraditen e sotme, në ambientet e jashtme të një qendre tregtare, dyshohet se shtetasi L. D., 32 vjeç, punonjës i kësaj qendre tregtare, është dëmtuar aksidentalisht nga një mjet pune (pirun) që drejtohej nga shtetasi E. D., 61 vjeç.

Shtetasi L. D. është dërguar në Spitalin e Traumës dhe pas disa orësh ka ndërruar jetë, për shkak të plagëve të marra. Shtetasi E. D. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel