Dy persona janë vënë në pranga në Pogradec pasi u kapën duke transportuar katër shtetas të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit.

41 vjeçari S. H., banues në Pogradec dhe 46 vjeçari K. Sh., banues në Tiranë, janë kapur duke transportuar kundrejt fitimit, me automjet tip “Ford”, në drejtim të Tiranës, 7 shtetasit të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Siç duket edhe nga pamjet, dy prej këtyre shtetasve ndodhen në bagazhin e makinës të kapur në lagjen nr. 1, Pogradec.

Sipas policisë materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.

“Pogradec/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Unaza”, për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit. U kapën duke transportuar, kundrejt fitimit, 4 shtetas të huaj, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, vihen në pranga 2 shtetas. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Korçë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Unaza”, si rezultat i të cilit u godit një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë, kundrejt fitimit, shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit. Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit: -S. H., 41 vjeç, banues në Pogradec dhe K. Sh., 46 vjeç, banues në Tiranë. Këta shtetas janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, në lagjen nr. 1, Pogradec, duke transportuar, kundrejt fitimit, me automjetin tip “Ford”, në drejtim të Tiranës, 4 shtetas të huaj, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme”, sipas njoftimit të policisë.

Top Channel