Kryen veprime të dhunshme gjatë ndeshjes Partizani – Tirana, një 15 vjeçar dhe dy tifozë në ndjekje penale

07/03/2023 12:44

Tre persona janë në procedim penal në gjendje të lirë pasi kryen veprime të dhunshme në ndeshjen e futbollit Partizani – Tirana.

21 vjeçari A. Xh., 27 vjeçari A. G., dhe një 15 vjeçar kane hedhur lëndë piroteknike. Gjithashtu A. G., ka hyrë në fushën ku zhvillohej ndeshja.

Policia vijon hetimet për  identifikimin dhe procedimin penal dhe administrativ, të tifozëve të tjerë kanë kryer veprime të dhunshme dhe kanë hedhur lëndë piroteknike, gjatë dhe pas ndeshjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. Xh., 21 vjeç, A. G., 27 vjeç dhe një shtetas 15 vjeç, pasi ditën e djeshme, gjatë ndeshjes së futbollit mes ekipeve Partizani – Tirana, kanë kryer veprime të dhunshme, duke hedhur lëndë piroteknike, ndërsa shtetasi A. G. ka hyrë në fushën ku zhvillohej ndeshja. Policia vijon veprimet hetimore për identifikimin dhe procedimin penal dhe administrativ, të shtetasve të tjerë kanë kryer veprime të dhunshme dhe kanë lëndë piroteknike, gjatë dhe pas ndeshjes. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, sipas njoftimit të policisë.

Top Channel