Prej orës 9 të mëngjesit sipas njoftimit nga autoritetet greke, thuhej se do të ketë vonesa dhe ndërprerje të punës në dogana për shkak të instalimit të sistemit të ri të përpunimit të të dhënave në Kapshticë.

Pika doganore e Kapshticës aktualisht është thuajse bosh, ka lëvizje të pakta mjetesh të vogla që udhëtojnë drejt Greqisë dhe po ashtu pak mjete të transportit të mallrave.

Pavarësisht njoftimit se nuk do të kishin pengesa shtetasit me pasaportë greke, lejë qëndrimi apo shtetas të BE, janë lejuar të kalojnë edhe shtetasit me pasaportë shqiptare.

Sipas policisë kufitare, nga komunikimi me autoritetet greke të Kapshticës, mund të kenë vështirësi për të hyrë në Greqi deri në orën 18:00, shtetasit shqiptarë me pasaportë shqiptare të cilët nuk e kanë shkelur më parë tokën greke.

Deri tani, nuk ka patur asnjë qytetar të kthyer pas në këtë pikë kufitare.

Top Channel