“Epopeja e UÇK-së”/ Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë përballen në fushën e futbollit

07/03/2023 18:42

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 25 vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”, në Kampin Nacional në Hajvali, është zhvilluar ndeshja vëllazërore futbollistike ndërmjet ekipeve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Ky aktivitet u vlerësua si tejet i rëndësishëm nga organizatorët pasi përcjellë mesazh se kjo ngjarje është me rëndësi për të gjithë kombin shqiptar.

Ministri i Ministrisë së Mbrojtjes Armend Mehaj tha se ky organizim po bëhet për të kujtuar gjithë sakrificën e Jasharajve, por edhe për të treguar rëndësinë e saj të veçantë për të gjithë kombin shqiptar.

“5,6 dhe 7 Marsi janë data historike jo vetëm për popullin e Kosovës, për familjen Jasharaj, lagjen Jasharaj, komandantin legjendar Adem Jashari, por gjithë kombin shqiptar…Këtë radhë kemi vendosur më 7 mars edhe për epopenë, por edhe t’i bashkojmë dy ushtritë tona, një mesazh kyç për çështjen kombëtare. Ushtria merr gjithçka, por në fund jep jetën për çdo qytetar të kombit…Urime Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, 25 vjetori. Do Zoti punojmë së bashku dhe ekonomitë t’i forcojmë mes dy shteteve tona se kështu i arrijmë edhe qëllimet tona por edhe amanetet e çdo dëshmori”, tha Mehaj.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemajl Minxhozi dhe për KosovaPress se Shqipërinë dhe Kosovën nuk i ndanë asgjë, kurse me këtë ndeshje ndërmjet forcave të armatosura të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë po bëhet për të përkujtuar luftën e UÇK-së

“Është tepër e rëndësishme simbolika që është gjetur në tre ditët e festimit të përkujtimit të luftës së UÇK-së. Pjesë përbërëse e këtij aktiviteti shumë të madh, të gjithanshëm është dhe kjo ndeshje sportive që tregon që ne Shqipëria dhe Kosova nuk ka ndanë asgjë, nuk na ndan lufta, nuk na ndajnë arritjet, nuk na ndanë nga njëra-tjetra çdo gjë që e kemi arritur deri më sot dhe për ta hijeshuar këtë është dhe kjo ndeshje sportive midis forcave të armatosura…Duke filluar nga dita e diel, sot dhe nesër, me mijëra njerëz kanë vërshuar për të parë Prekazin, për t’u njohur edhe njëherë nga afër me historinë e kolosëve Jashari”, tha Minxhozi.

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama duke e vlerësuar lartë organizimin e kësaj ndeshje me simbolikë të veçantë, tha për KosovaPress se sakrifica që ka barë populli ynë për liri nuk duhet të harrohet kurrë.

“I kemi dy shtete një komb që po luanë këtu futboll dhe është një shumë vëllazërore, shumë pozitive. Mendoj që organizimet e tilla janë mëse të nevojshme ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë…Këta ushtarë këtu edhe të Shqipërisë edhe të Kosovës sot nëpërmjet një loje fantastike po e tregojnë një mundësi vëllazërore të bashkëpunimit nëpërmjet sportit. Ajo që ka ndodhur në Kosovë nuk bën të harrohet kurrë, ne duhet t’i kujtojmë gjithmonë sakrificat e mëdha që i ka dhënë populli ynë për ta gëzuar këtë liri sot”, tha Rama.

Ndërsa Gernat Qiriqi, major në Ushtrinë Shqiptare theksoi se me këtë aktivitete, të dy shtete po e kujtojnë së bashku epopenë e komandantit Adem Jashari.

“Është një bashkëpunim midis FASH dhe FSK-së që ka filluar me ndeshjen që u zhvillua në Kukës më 30 nëntor në nder të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe ja ku jemi sot në ndeshjen e kthimit në epopenë e komandantin, java përkujtimore e komandantit Adem Jashari në nder të tij po e zhvillojmë këtë ndeshje miqësore”, tha Qiriqi.

Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 3-1 për Kosovës, derisa pati të pranishëm tifozë dhe figura të ndryshme nga jeta publike në Kosovë dhe Shqipëri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA