Shtohet prodhimi kokainës në Meksikë pas rënies së kërkesës për opium e marijuana (fotot)

04/03/2023 19:03

Një helikopter i ushtrisë fluturon mbi malet e gjelbëruara të shtetit meksikan Guerrero, ku kanë nisur të shfaqen plantacionet e para të kokas teksa kartelet e drogave përshtaten me kultura të reja narkotikësh.

Prej kohësh qindra fermerë këtu jetonin me kulturat ilegale të lulëkuqeve, nga të cilat prodhohet opiumi, si dhe me kultivimin e marijuanës.

Por vitet e fundit rritja e krizës së varësisë nga drogat në SHBA, bën që trafikantët të shtojnë bimët e kokas, treg që deri më parë dominohej nga Bolivia, Peruja e Kolumbia.

Carlos Javier Perez, komandat i regjimentit të motorizuar të ushtrisë tha se një aktivitet i tillë nuk ishte vërejtur më parë.

“Ne patrullojmë gjithmonë por vetëm muajin e fundit kemi nisur të zbulojmë plantacione me koka. Grupet kriminale po diversifikojnë aktivitetin dhe besoj se po eksperimentojnë tani me prodhimin e kokainës”.

Ai shton se fushat e kokës në Meksikë janë ende në fillimet e tyre, me një sipërfaqe që arrin deri në 360,000 metër katrorë. Perez shton se kjo masë është vetëm “një pikë në oqean, krahasuar me ato në Kolumbi.

FOTO GALERI
1/7
Një helikopter i ushtrisë fluturon mbi malet e gjelbëruara të shtetit meksikan Guerrero

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA