Një granatë dore ka shpërthyer ditën e sotme në hyrje të Gjykatës Themelore në Podgoricës, duke lënë të vdekur personin që e aktivizoi.

Media malazeze “Vijesti” shkruan se viktima është 39-vjeçari Mladen Bulatoviç, ndërsa të plagosur kanë mbetur pesë persona të tjerë, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.

“Në ora 11:35 kemi marrë njoftim se në ndërtesën e Gjykatës Themelore është aktivizuar një mjet shpërthyes dhe se ka persona të lënduar. Kemi konstatuar se është vrarë M.B. (39) i cili ka aktivizuar mjetin shpërthyes. Kemi edhe pesë persona të lënduar të cilët janë kujdesur në Qendrën Klinike”, deklaroi  Srđa Koraç nga Policia Kriminale.

Në lidhje me ngjarjen që ndodhi po kryhen hetime të cilat do të sjellin zbardhjen e shkaqeve.

“Rreth orës 11:35 në hyrje të objektit të Gjykatës Themelore në Podgoricë, M.B., sipas të gjitha gjasave ka aktivizuar një granatë dore, e cila e ka vrarë, ndërsa pesë persona, sipas informacioneve të deritanishme, janë lënduar”, njofton zyrtarisht Drejtoria e Policisë.

Në vendngjarje ndodhen ekipet e policisë dhe emergjencave, si dhe një numër i madh qytetarësh.

Top Channel