Një 24 vjeçar në Shkodër është vënë në pranga pasi prodhonte dhe shiste kanabis në doza.

Policia ka ndaluar për kontroll R. P., pas informacioneve se shpërndante lëndë narkotike. Gjatë kontrollit fizik 24 vjeçarit i është gjetur një sasi dozash lëndë canabis sativa, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Më pas gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u gjet një sasi tjetër kanabis, 1 armë gjahu dhe 1thikë, të cilat u sekuestruan gjithashtu në cilësinë e provës materiale.

24 vjeçari u arrestua në flagrancë ndërsa babai i tij, 55 vjeçari T. P., është në ndjekje penale.

Sipas policisë, materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë e sportive”.

“Shkodër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Last purchase”. Ushtronte veprimtarinë e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, vihet në pranga 24-vjeçari. Procedohet në gjendje të lirë babai i tij. Sekuestrohen sasi kanabisi, fara kanabisi, 1 armë gjahu (çifte) dhe 1 armë e ftohtë (thikë), që u gjetën gjatë kontrollit fizik ndaj 24-vjeçarit dhe kontrollit në banesë. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të kontrolleve për kapjen e personave që ushtrojnë veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për një rast të kësaj veprimtarie kriminale, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Last purchase”. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll shtetasin R. P., për të cilin disponohej informacion se shpërndante lëndë narkotike në doza, në qytetin e Shkodrës. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi i janë gjetur një sasi dozash më lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit R. P., shërbimet e Policisë gjetën një tjetër sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, një sasi farash të dyshuara narkotike cannabis sativa, 1 armë gjahu dhe 1 mjet prerës (thikë), të cilat u sekuestruan gjithashtu në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi R. P., 24 vjeç, banues në Shkodër dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për babain e tij, shtetasin T. P., 55 vjeç, të dy banues në Shkodër. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të metejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë e sportive””, sipas njoftimit të policisë.

 

Top Channel