Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash deri të dendura deri në fund të javës.

Do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Sipas Shërbimit Meteorologjik, reshjet e shiut do të jenë afatshkurtra dhe në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Temperaturat minimale për datën 1 mars do të arrijnë deri 5 gradë, ndërsa temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 20 gradë celcius.

Top Channel